Kajsa Ollongren: Holanda dhe komuniteti ndërkombëtar dështoi të ofrojë mbrojtjen e duhur për popullin e Srebrenicës

Kajsa Ollongren: Holanda dhe komuniteti ndërkombëtar dështoi të ofrojë mbrojtjen e duhur për popullin e Srebrenicës

Ministrja e Mbrojtjes në Holandë, Kajsa Ollongren, më në fund pas sa e sa reagimeve nga mbarë bota përparimtare e demokratike , në mbështetje të viktimave të gjenocidit serb në Srebrenisë,  në emër të shtetit ka kërkuar falje për dështimin e ofrimit të sigurisë në Srebrenicë, 27 vjet më parë. Holanda ishte përgjegjëse e komunitetit ndërkombëtar për të ofruar siguri. Disa ushtarë holandezë ishin marrë peng nga paramilitarët serbë. Holanda është akuzuar vazhdimisht që ka dështuar në misionin për ofrimin e sigurisë. “Komuniteti ndërkombëtar dështoi të ofrojë mbrojtjen e duhur për popullin e Srebrenicës. Dhe si pjesë e atij komuniteti, qeveria holandeze ndan përgjegjësinë politike për situatën në të cilën ndodhi ai dështim. Për këtë ne ofrojmë faljen tonë më të thellë”, ka shkruar Ministrja e Mbrojtjes në Holandë, Kajsa Ollongren. Mbi 8 mijë burra myslimanë boshnjakë  ishin masakruar brenda dy pak dite në korrikun e vitit 1995 nga kriminelët serbë dhe urdhërdhënësit e tyre Millosheviq, Karaxhiq, Mlladiq e tërë një ushtri vrastare.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …