Lajcak

Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi shprehet i kënaqur me Petar Petkoviqin e Besnik Bislimin

Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për  ta ndërmjetësuar  dialogun Kosovë-Serbi është i kënaqur me angazhimin e krye-negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në dialog. Lajçak tha se Petkoviq dhe Bislimi janë çdo muaj në Bruksel për të dialoguar. Ai nga Forumi i Dubrovnikut u shpreh se janë  tri ose katër marrëveshje që pritet të nënshkruhen së shpejti mes tyre por pa dhënë detaje. Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, megjithëse s’po arrin të aranzhojë takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, ndjehet mirë kur vartësit e tyre takohen në Bruksel. Ai arriti të ndërmjetësojë pajtimin mes Besnik Bislimit e Petar Petkoviqit për të zbatuar marrëveshjen për Energjinë të para disa viteve. Lajçak i përgëzon palët për angazhimin në proces, që kanë vendosur një ritëm të mirë të punës në nivel të kryenegociatorëve.  Jemi pajtuar për një marrëveshje të rëndësishme për energjinë që sjell rend dhe ligj dhe transparencë në këtë rajon, tani jemi në fazën e implementimit të kësaj marrëveshje”, tha Lajçak në Forumin e Dubrovnikut.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …