ZTP në Junik kërkon nga qytetarët që ti kryejnë obligime tatimore mbi Tatimin në Pronë

Komuna e Junikut njoftonë të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore mbi Tatimin në Pronë, se Zyra e Tatimit në Pronë ZTP-Junik, është e detyruar të ndërmarrë masat për mbledhje të detyrueshme, siç parashihet në nenin 26, 27 dhe 30 të Ligjit Nr 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Po ashtu, ju njoftojmë se borxhi i juaj mbi Tatimin në Pronë ju krijon juve pengun ndaj pronës suaj. Gjithashtu duke u bazuar në Ligjin 06/L-005 ndëshkimi dhe kamata do t’u shtohen tatimeve tuaja të papaguara. Këshillë: Ju lutem që të bëni pagesën brenda 10 ditëve nga data e pranimit të këtij njoftimi. Gjithashtu, nëse nuk bëni një marrëveshje për pagesën e Tatimit në Pronë me Zyrën e Tatimit në Pronë, komuna e Junikut do të vazhdon në procedurat për mbledhjen e borxheve me anë të Përmbaruesit Privat.

Për pagesë, kërkoni faturën/at e Tatimit në Pronë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …