Kanë filluar punimet në ndërtimin e 2 km kanalizim në Gurbardh dhe Burim

Kanë filluar në ndërtimin e rreth dy kilometrave kanalizim në fshatrat Burim dhe Gurbardh të Komunës së Malishevës, përkatësisht nga një kilometër në secilin fshat. Punimet në ndërtimin e kanalizimit në këto dy vende, i kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori i urbanizmit, Avdi Morina. Krasniqi e Morina, janë shprehur të kënaqur me fillimin e punimeve, pasi ndërtimi i rreth dy mijë metra kanalizim, ka qenë shumë i nevojshëm për banorët e këtyre dy fshatrave, ndërsa kanë kërkuar nga operatori që punimet të kryhen sipas dinamikës së paraparë dhe cilësia e punimeve të jetë sipas projektit dhe standardeve të kërkuara. Ndërtimi i këtyre kanalizimeve në fshatrat Gurbardh dhe Burim, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …