Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot qëndron për një vizitë në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai pritet të takohet me sekretarin e përgjithshëm të aleancës veriatlantike, Jens Stoltenberg. Pas takimit të tyre është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët për medie. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe shefi i NATO-s Jens Stoltenberg do të diskutojnë, për gjendjen e krijuar në Evropë e më gjerë nga agresioni rus në Ukrainë, si edhe lidhur me bazën e re të Aleancës veriatlantike në Shqipëri, të cilën e ka propozuar dhe e ka vënë në gatishmëri kryeministri Edi Rama. Ai e ka paralajmëruar më herët vizitën e tij në Bruksel, derisa kishte thënë se në kryeqendrën evropiane do të diskutohet për propozimin e qeverisë shqiptare për krijimin e një baze ushtarake të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …