Gjykata Kushtetuese e vetë Gjykatës Speciale ka refuzuar ankesën e Pjetër Shalës, për shkeljen e të drejtave themelore. Trupi i përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, ka konstatuar se ky referim është i parakohshëm, ndaj edhe e shpalli të papranueshëm në bazë të nenit të Gjykatës Kushtetuese. Pjetër Shala, vitin e kaluar, më 16 mars 2021 ishte arrestuar në Belgjikë dhe më 15 prill të atij viti ishte transferuar në Hagë. Ai akuzohet për krime lufte në Kosovë, gjatë luftës së UÇK-së kundër Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …