Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka dhënë një intervistë për Vijesti, në Mal të Zi ka folur edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar rastit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Borrell theksoi se edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut BE-ja ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar si gjithnjë për përmirësimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe. Shefi i diplomacisë evropiane u shpreh se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë politike, teknike dhe financiare për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar të avancojnë reformat kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike që janë të nevojshme për përparimin në rrugën drejt BE-së, ka thënë Borrel.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …