Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 30 testime sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 763 raste të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore ka vdekur një i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 213 të infektuar. Numri i rasteve aktive është rritur në 2 mijë e 184 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …