Klinika Mobile për shërbime mjekësore dhe këshillim falas tani edhe në Komunën e Malishevës

Klinika Mobile për shërbime mjekësore dhe këshillim falas tani edhe në Komunën e Malishevës! Synim i klinikes mobile janë gratë dhe vajzat në zonat e izoluara rurale të Kosovës, ku dhe do të ofrojë ndihmë mjekësore dhe këshillim falas në formë të ekzaminimit mjekësor të përgjithshëm dhe gjinekologjik. Klinika mobile është e pajisur profesionalisht sipas standardeve për të ofruar shërbimet e planifikuara mjekësore. Vizitat mjekësore do të kryhen nga një specialiste e gjinekologjisë dhe një infermiere në përputhje me masat aktuale të shëndetit dhe sigurisë, të licencuar nga Oda e Mjekëve dhe Infermierëve të Kosovës. Pacientët e identifikuar me probleme më të rënda që kanë nevojë për trajtim dhe përcjellje të mëtutjeshme mjekësore do të referohen tek institucionet përkatëse QKMF, Spitalet Regjionale apo QKUK. Klinika mobile do të ofrojë shërbime mjekësore falas për qytetarët e komunave të Gjakovës, Dragashit dhe Malishevës. Shërbimet që do të ofrohen janë:

– Ekzaminim i përgjithshëm dhe gjinekologjik

– Ekzaminim me ultratingull

– Sipas nevojës, matja e parametrave të nevojshëm elementar biokimik, mikrobiologjik apo patologjik

– Këshillim

– Referim në institucionet përkatëse të nivelit sekondar & terciar për pacientët që kanë probleme shëndetësore.

Klinika mobile funksionon në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë “Përgjigje ndaj Emergjencës COVID-19 dhe mbështetje për shërim të hershëm” të zbatuar nga UN Women dhe UNDP-në në Kosovë, në parneritet me kompaninë Horizon Consulting.

May be an image of 2 people, people standing, hospital and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …