Në komunën e Vitisë janë korrur rreth 60% e sipërfaqeve të mbjella me grurë

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Vitisë, Naim Pira, ka vizituar sot fermerët dhe autokombajnerët, për ta parë ecurinë e korrje-shirjeve, po ashtu ka vizituar edhe pikat grumbulluese të grurit. Drejtori Pira, theksoj se fushata e korrje-shirjeve në këtë komunë po ecën mbarë, dhe se deri më tani janë korrur rreth 60% e sipërfaqeve të mbjella me grurë, dhe se rendimentet mesatare po sillen rreth 4000kg për hektarë. Ai, edhe njëherë ju ka bërë thirrje fermerëve që dëshirojnë të përfitojnë nga pagesat direkte të MBZHR-së, që pas dorëzimit të grurit në qendrat e grumbullimit, të marrin vërtetimin për dorëzim. Drejtori Pira potencoi se në komunën e Vitisë, janë të mbjellura rreth 2850 hektarë me drithëra të bardha dhe shtoj se janë gjithsej 100 autokombajnerë që veprojnë në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …