Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pas raportimit në media se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala i ka dërguar pyetje të testit një kandidati për bashkëpunëtorë profesionalë. Në reagim thuhet se KPK, shpreh shqetësimin e thellë lidhur me dyshimet e ngritura në media për shpërndarjen e pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesional nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala. “Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron opinionin publik se pas kërkesës së U.D. Kryeprokurorit të Shtetit si autoritet kompetent dhe, në bazë të autorizimeve që ka, do t’i fillojë procedurat ligjore ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë”, thuhet në reagim. Po ashtu, edhe Ushtruesi i Detyrës ,Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, njofton se do të anulohet në tërësi konkursi për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional për prokuroritë themelore në Gjakovë, Pejë dhe Prizren duke e kthyer atë në pikën zero.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …