I ndjeri ka qenë ish-ushtar i UÇK-së, themelues i Partisë Demokratike të Kosovës, nënkryetar i komunës së Kaçanikut, si dhe ish-drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si dhe në burgun për të mitur në Lipjan.
Me kërtë rast kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi përmes llogarisë së vet ka shkruar
U nda nga jeta ish-nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Heset Loku. Ai ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pas lufte ishte në shërbim të qytetarëve si Nënkryetar i Komunës së Kaçanikut.
Njoftim për Mbledhje Komemorative
Me rastin e ndarjes nga jeta të ish Nënkryetarit të Komunës së Kaçanikut Heset Loku, në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës Besim Ilazi, organizohet mbledhje komemorative.
Datë: 14 korrik 2022
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal
Ora: 10:00
Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët komunal si dhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut.
Pushoftë në paqe shpirti i tij
Me respekt kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi