Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ndër më militantët, Florin Krasniqi u ka kërkuar falje të gjithë atyre, të cilët i ka dërguar në këtë subjekt politik. Iu kërkoj falje se nuk e kam ditur që Lëvizja Vetëvendosje e bie Kosovën në këtë situatë. Florin Krasniqi deklaroi se Qeveria Kurti ka punuar në mënyrë të dëmshme intensivisht për Republikën e Kosovës. Gjermania është shtet shumë i mirë dhe mik i Kosovës, por ajo nuk ka fuqi politike. Ajo nuk mund të na liberalizojë as vizat. Amerika është ajo që e ka çliruar Kosovën dhe ka sjellë pavarësinë e saj. Unë nuk e shoh Evropën shpëtimtare të Kosovës. Ai e ka kritikuar Kurtin në raport me marrëveshjen për energjinë me Sfidat e Mijëvjeçarit. Kjo ka ndodhur pasi që Albin Kurti ka acaruar raportet me Amerikën. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë raporte në nivelet më të ulëta. Nëse ambasadori i Amerikës, në Kosovë takohet shpesh Kurtin, kjo nuk do të thotë se raportet janë të mira, tha mes tjerash për TV-Dukagjini, ish militanti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …