Kuvendi i Kosovës më në fund miratoi Komisionin Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës

Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore lidhur me Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore lidhur me  Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, por pa mbështetjen e opozitës. 61 deputetë kanë votuar për këtë projektligj. 58 vota janë për, 3 deputetë kanë abstenuar, tha Glauk Konjufca, duke sqaruar se edhe  deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica, ka abstenuar. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, propozoi që projektligji për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, të mos votohet pa pasur gjithë-përfshirje. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ky projektligj do të vihet në votim sot në parim, e pastaj të adresohen rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …