Deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviq, duke folur me gazetarët në Tiranë, tha se Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi qytetarët e vendit e meritojnë lëvizjen e lirë. Pas kësaj konference, do të doja vërtet t’ju kërkoja të shihnin llogarinë time të Instagram-it dhe të dëgjonit fjalimin tim në Budenstag për Kosovën. Unë jam ndër anëtarët që mbështes Kosovën. Kosova është vend i Evropës që ka një mbështetje më të madhe për BE-në dhe NATO-n në shoqërinë e tyre. Na duhet ta mbështesim këtë vend, ata e meritojnë liberalizimin e vizave. Ata e meritojnë të jenë anëtarë të Këshillit të Evropës”, tha Ahmetoviq. Ne e kemi thënë qartë që Kosova e meriton liberalizimin e vizave. Çdo vend ka të drejtë të udhëtojë në të gjithë BE-në. Ne do të mbështesim Kosovën në procesin e saj për Këshillin e Evropës, për statusin kandidat dhe vizat”, deklaroi deputeti i Bundestagut.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …