Deputetja e Vetëvendosje, Fitore Pacolli, gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa kundër medieve në Kosovë, disa nga të cilat realisht zbardhin abuzimet e Qeverisë, gënjeshtrat e mashtrimet e Albin Kurtit. Pacolli ka deklaruar se në raportin e Parlamentit Evropian është thënë se kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, por ajo nuk ka folur për Kompaninë Koha të Veton e Flaka Surroit është bërë pjesë e Vetëvendosjes, bashkë me gazetën më antikombëtare në tërë hapësirën informative shqiptare, cila quhet “Bota sot’.
Sipas Pacollit, ky raport thotë se përmes investimeve të tilla private është rritur edhe mundësia e ndikimit në disa mediume kryesore në vend dhe ato online. Derisa ka përmendur si burim të fjalëve të saj këtë raport të Parlamentit Evropian, Pacolli ka kërkuar vëmendjen e Kuvendit dhe të Qeverisë për të marrë masa dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh me funksionimin e medieve si dhe identifikimin e pronësisë së medieve në Kosovë. Kjo zonja pacolli kur Vetëvendosja ishte në opozitë lavdëronte të gjitha mediet që përkrahnin Kurtin, tani nuk i pelqën kur shumica dërrmuese e tyre e kritikojnë, në radhë të parë për shkak të gënjeshtrave, abuzimeve e mashtrimeve, që Qveria Kurti po iu bën qytetarëve të vendit. (RKL)