Në kuadër të aktiviteteve jubilare për nderë të 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut, Komuna e Junikut organizon aktivitetin “Dita e Kullave” në Junik. “Gurë që fshehin histori” është motoja e aktivitetit, i cili do mbahet të Premten, me datë: 15.07.2022, në ora 11:00, ftohën të gjithë të marrin pjesë për t’u njohur nga afër me Kullat e Junikut dhe historinë e tyre. Aktiviteti do mbahet në Kullën “ Oda e Junikut ” dhe do përfshij këto aktivitete:
Ekspozitë me veshje tradicionale, Ekspozitë me fotografi të vjetra, Vizatime të nxënësve, Këngë dhe valle.