Kryetari Haliti ka pritur në takim të rinjtë vitias, të programit “UP to Youth”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot një delegacion të të rinjve vitias, të programit “UP to Youth”, program ky i përkrahur nga USAID-i amerikan. Gjatë këtij takimi, këta të rinj kanë kërkuar nga kryetari i komunës Sokol Haliti, që Komuna e Vitisë të bëhet partner në projektin “United for Inclusion”, i cili do të implementohet në Viti, përkatësisht do të bëhet një investim tek objekti i “Handikos-it”, në Viti. Me këtë rast kryetari Haliti, i ka përgëzuar këta të rinj për iniciativën dhe iu ka premtuar mbështetje të plotë në këtë projekt. “Unë si kryetarë ju përgëzoj për këtë iniciativë, dhe jam në dispozicion që të ju përkrahë në çdo aspekt për realizimin e këtij projekti, sepse dua të ju mbështes juve dhe gjithë të rinjët vitias, vullnetmirë, dua të përkrahë USAID-in amerikan, me të cilët kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe natyrisht edhe “Handikos-in”, në Viti, u shpreh Haliti. Ai, gjithashtu tha se të gjithë të rinjtë vitias, çdoherë do ta kenë derën hapur tek institucionet komunale, për çdo iniciativë që marrin, në të mirë të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …