Kuvendi i Kosoves

Deputetët e Kuvendit të Kosovës marrin mëditje edhe për seancat në të cilat nuk marrin pjesë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës marrin mëditje edhe për seancat të cilat nuk marrin pjesë! Kjo dukuri ka bërë që të reagoj edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ai ka kritikuar deputetët që hyjnë në sallën e Kuvendit vetëm sa për t’u nënshkruar për të marr mëditjen dhe më pas bojkotojnë seancën. Ai ua ka përkujtuar atyre që askush nuk po i detyron që në prag të fushatave zgjedhore të hyjnë në lista zgjedhore por se ata bëjnë garë për të qenë në lista zgjedhorë që të zgjidhen deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe mandej nuk marrin pjesë në seanca të Kuvendit por vijnë vetëm sa për t’u nënshkruar në listë. Siç po punojmë edhe i kemi punët. Një pjesë e madhe nuk po vijnë në seancë, ka theksuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ka rikthyer debatin për Gjykatën Speciale, me polemika e komente

Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ka rikthyer debatin për Gjykatën Speciale, …