Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj: Sali Berisha ka vrarë shqiptarë më shumë se pandemia

Ministri i rindërtimit në Shqipëri, Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta kundër kryetarit  të PD-së Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj akuzoi Sali Berishën se ka vrarë më shumë se pandemia në Shqipëri. Ai i ka përmendur ish-kryeministrit vitin 94’, duke e akuzuar se ka thyer embargon dhe ka furnizuar me naftë makinerinë e luftës së Serbisë. “Vjen flet ai që ka vrarë më shumë se pandemia. Mbajtësi i vulës së thyerjes së embargos në 94’. Ai ka mundur pandeminë me vdekjen. Prapë guxon vjen këtu. Dikush e përqesh dhe dikush e duartroket. Ai ka vrarë më shumë se pandemia. Nuk duhet të merremi me një njeri që nuk ekziston” tha Arben Ahmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …