Më 15 korrik të vitit 1915, malazezët kishin vrarë pabesisht Çerçiz Topullin, Mehmet Shpendin dhe Muço Qullin

Më 15 korrik të vitit 1915, malazezët kishin vrarë pabesisht Çerçiz Topullin, Mehmet Shpendin dhe Muço Qullin

Më 15 korrik të vitit 1915 u kap tradhtisht dhe u vra pabesisht në një pritë nga forcat malazeze e serbe, Çerçiz Topulli, atdhetar, komandant i çetave kryengritëse në jug dhe veri të Shqipërisë, “heroi i Popullit”. U lind në Gjirokastër në vitit 1880.  Së bashku me vëllanë e tij Bajo Topulli, atdhetar dhe intelektual i njohur u bashkua në luftë për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Mori pjesë në Komitetin Për lirinë e Shqipërisë. U vra nga malazezët, në fushën e shtojit në Shkodër ku kishte shkuar të luftonte kundër pushtimit të Shkodës nga sllavët. Po atë ditë ishte vrarë edhe Muço Çulli dhe Mehmet Shpendi.

Më 15 korrik të vitit 1915 u vra në pritë nga malazezët, Mehmet Shpendi. U lind në Pacaj në vitin 1851. Ishte bashkëthemeluesi dhe udhëheqësi kryesor i Djelmnisë së Shalës, përfaqësues i Shalës në kryengritjen e përgjithshme të Malësisë së Madhe, udhëhoqi çetat e luftëtarëve trima kundër forcave Turke dhe Malazeze.  Mehmet Shpendi, rrjedhë  nga fisi kryengritës i Shalës, nga një familje e dalluar me tradita të larta Atdhetarie, e respektuar jo vetëm në fshatin ku jetonte, por në të gjithë krahinën e Dukagjinit dhe tanë Malësinë kreshnike. Burri heroik i Shalës, i cili u shqua në shumë luftëra për trimëri dhe qëndresë të vendosur Kombëtare, duke mos pushuar së luftuari për liri dhe Atdhe deri në vdekje. Ishte gjithashtu pinjoll i njërit nga 7-të Heronjtë e paharruar të Shalës (Shtatë Shaljanët), si pasardhës i denjë i trimave të tillë legjendar.

Më 15 korrik të vitit 1915 u vra në pritë Mustafa Hilmiu,  i njohur si Muço Qulli. U lind në Leskovik, në vitin 1887. Ka qenë veprimtar i dalluar i  çështjes kombëtar, gazetar dhe botues. U pushkatua nga malazezët bashkë me  Çerçiz Topullin kur po administronin qytetin me përfaqësues ndërkombëtarë, gjatë Luftës së Parë Botërore. ( TV-Dielli-RKL Kalendari kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …