Ministri Zharku i vendosur në avancimin e teknologjisë informative në MI

Sot u mbajt takimi i cili kishte për qëllim prezantimin e aplikacionit për bazën e të dhënave për autoshkolla, shoferë-instruktorë, ligjërues profesionalë, ekzaminerë dhe aplikim online të kandidatëve për provimin e patentë-shoferit. Prezantimi u bë nga kompania e kontraktuar “TECH Vision”.

Në këtë prezantim ishte prezent edhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i cili e përkrahu këtë iniciativë. Qëllimi i këtij aplikacioni është krijimi i sistemit të integruar të të dhënave për kandidatët, duke filluar nga momenti i regjistrimit në autoshkollë, aftësimin në autoshkollë, paraqitjen online të provimeve, regjistrimin e rezultateve të testimeve në databazë e deri në aplikimin për patentë-shofer në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kjo bëhet si rezultat i thjeshtësimit të procedurave për kandidatët që aplikojnë për patentë-shoferë dhe njëkohësisht rrit transparencën e gjithë procesit: pjesën e aftësimit në autoshkolla dhe pjesën e testimit. Vlera parallogaritare e këtij projekti kap shumën e përgjithshme prej 15.370 eurosh.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …