Dje më 14 korrik 2022 në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan ka marrë dritën e gjelbër Rezoluta në rastin e vrasjes të vëllezërve Bytyçi, e cila ishte dorëzuar në këtë institucion më 29 korrik 2021. Sipas Rezolutës së miratuar, është kërkuar që personat përgjegjës për vrasjet e Ylli, Agron Dhe Mehmet Bytyçit në korrik 1999 në Serbi duhet të sillen para drejtësisë. Gjithashtu është dënuar fakti që ende asnjë individ nuk është shpallur fajtorë ndonjëherë për vrasjen e tyre, apo edhe për ndonjë krim tjetër që lidhet me vdekjen e tyre dhe gjithashtu që asnjë person nuk po përballet me akuza për një krim të tillë të tmerrshëm. Rezoluta në pikën tre të saj kërkon që “Qeveria e Serbisë dhe ministritë dhe zyrat e saj përkatëse, duke përfshirë edhe Prokurorinë Serbe për Krimet e Luftës, duhet ta bëjnë prioritet hetimin dhe ndjekjen penale sa më shpejt të jetë e mundur ndaj atyre zyrtarëve aktualë ose ish-zyrtarëve që besohet se janë përgjegjës për vdekjen e tyre, drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …