Komisioni për emërtimin, riemërtimin e shesheve, rrugëve dhe vendeve tjera publike në Deçan, ka mbajtur takimin e radhës

Komisioni për emërtimin, riemërtimin e shesheve, rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike në komunën e Deçanit, ka mbajtur takimin e radhës. Kryesuesja e komisionit, znj.Yllarta Thaqi tregoj që anëtarët e këtij komisioni kanë dalë në terren dhe kanë parë nga afër disa nga këto rrugë dhe në bazë të këtyre vizitave, komisioni ka vazhduar punën në shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve dhe ka vlerësuar nëse këto rrugë i plotësojnë kushtet që kërkohen për emërtim apo riemërtim të rrugëve, në bazë të dispozitave ligjore, të cilat pastaj do të kalojnë për aprovim në mbledhjet e rregullta të Kuvendit. Komisioni ka marrë vendim që parashtruesit e kërkesave t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të specifikojnë se a është emërtim apo riemërtim;

  • Kërkesa të ketë të bashkangjitur biografinë dhe një ortografi;

  • Të ceket numri i telefonit dhe e-mail adresa;

  • Të ceket gjatësia e rrugës.

Dhe të gjitha kërkesat t’i drejtohen kryesuesit të Komisionit për Emërtimin e Rrugëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …