Albina Rama: Vettingu i mundshëm për gjyqtarët do të dëmtonte e do të mbingarkonte Gjykatën Themelore të Prishtinës

Albina Rama: Vettingu i mundshëm për gjyqtarët do të dëmtonte e do të mbingarkonte Gjykatën Themelore të Prishtinës

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama deklaroi se vettingu i mundshëm për gjyqtarët do të dëmtonte dhe do të mbingarkonte institucionin që drejton. Ajo pajtohet që t’i nënshtrohet këtij procesi si kryetare e Gjykatës Themelore por është kundër që në të njëjtin të kalojnë edhe gjyqtarët e Prishtinës. Në një intervistë për KosovaPress, Shabani-Rama foli edhe për numrin e madh të lëndëve që janë në pritje për shqyrtim dhe nevojën për ngritjen e kapaciteteve të gjykatës që drejton. Grumbullimi i lëndëve mbetet sfidë për Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe ajo druhet se numri i tyre mund të rritet edhe më shumë nëse gjyqtarët i nënshtrohen vettingut. “Nuk jam pro vettingut për shkak se konsideroj se do t’i bënte vetëm më shumë dëm, flas për gjykatën time, sepse vettingu është një proces i cili merr kohë dhe konsideroj se do t’i bëhet vetëm dëm dhe do të shtojë më shumë grumbullim të lëndëve. Në gjykatën tonë mbi 90% janë gjyqtarë të rinj të cilët nuk kanë as 5 vjet përvojë pune, të gjithë kanë kaluar nëpër procese të verifikimit dhe procese të ndryshme, thotë Albina Shabani-Rama.

Kontrolloni gjithashtu

J. Juratoviq: Shembulli më i mirë për Kosovën e Serbinë është ai i dy Gjermanive, të cilat nuk e njohën njëra-tjetrën, por ishin anëtare të OKB-së

Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik,  Kosovë-Serbi

Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …