Lumir Abdixhiu

Lumir Abdixhiku duke folur për inflacionin në Kosovë, ka saktësuar se Albin Kurti nuk e njeh realitetin në vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për inflacionin në Kosovë, duke saktësuar se kryeministri Albin Kurti nuk e njeh realitetin. Kurtin e quaj populist, sepse është i dehur nga jeta prej pushtetari ai nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare. Ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare. Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrin frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë”. Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga qershori i vitit të kaluar është rritur 14.1 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave, saktëson Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …