Sot 4 të shëruar dhe 3 raste të reja me covid-19 në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 4 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 3 raste të reja. Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3552 raste, prej tyre 3410 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 56 raste.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …