Sylejman Selimi

Sylejman Selimi: Që tri vite jam duke argumentuar pafajësinë

Në Gjykatën Themelore ka vazhduar procesi gjyqësor për rastin “Drenica 2” ku po akuzohen për krime lufte ish komandanti i Përgjithshëm I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi e bashkëluftëtar. Gjatë fjalës para trupit gjykues ai theksoi se ka tri vite që është duke argumentuar pafajësinë.” Po bëhen tre vjet qe po përballem me drejtësi, si para prokurorit si para Gjykatës Themelore e kam thënë qe jam i pafajshëm, këtë e kanë argumentuar edhe avokatët mbrojtës, edhe tash e them që nuk kam të bëjë me këtë vepër që më është ngarkuar. Dua t’i them disa fjalë edhe për të akuzuarit tjerë. Për mua familja Dema janë një familje e nderuar, këta pjesëtarë asnjëherë nuk i kam takuar në liri. Shumë familje e nderuar mirëpo disa prej tyre i kam takuar në luftë në vende të ndryshme e në ofensiva të ndryshme që serbët i kanë pas. Por, përveç Jahirit që është këtu, të tjerët asnjë nuk kanë pas përgjegjësi komanduese në luftë, ka theksuar ish komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …