Ish-prokurorja e EULEX-it Maria Bamieh, ka shfaqur kritika ndaj Gjykatës Speciale në Hagë për të cilën ka thënë se është gjykatë etnike. “Unë këtë gjykatë e quaj etnike, këndvështrimet e mia janë ligjore, nuk janë politike. Pikëpamjet e mia do t’i diskutojë në një kohë më të vonshme” ka theksuar ish prokurorja e EULEX-it Maria Bamieh. Ndërsa duke folur për përvojën e saj në këtë mision, gjatë intervistës për RTK, ajo ka theksuar se misioni EULEX ka funksionuar keq sepse nuk i përfill standardet. Ajo ka theksuar se pas tregimit të saj se në këtë mision ka korrupsion dhe padrejtësi, është ballafaquar me vështirësi të shumta, me shkelje të të drejtave të njeriut dhe sfida tjera. Ish-prokurorja e EULEX-it Maria Bamieh ka shfaqur edhe habi se përse nuk u zhvilluan asnjëherë hetime ndaj atyre për të cilët ajo kishte bërë denoncime për përfshirje për korrupsion por kundër saj!?
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …