Krye sindikalistja e punëtorëve shëndetësor, Tevide Imeri ka paralajmëruar se në rast se nuk plotësohen kërkesat e punëtorëve shëndetësor, do të ketë greva. Ajo ka thënë se ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe kanë biseduar për gjendjen në këtë sektor. “Ne kemi ngritur shqetësimet tona dhe konsideroj që janë çështje që është dashur të zgjidhen më herët e jo të priten 23 vite pas luftës e akoma jemi vendi i vetëm në rajon që nuk kemi Ligjin për sigurime shëndetësore. E kjo po e dëmton punëtorin shëndetësor drejtpërdrejt por edhe qytetarin e Kosovës. Nuk besoj thellësisht që kjo Qeveri do të zgjidh problemet në shëndetësi, por po dua të besoj. Nëse vazhdon kjo gjendje, ne do të ndërmarrim veprimet tona me mekanizmat tonë edhe pse do të ishte shumë e dhimbshme për qytetarët. Uroj që të mos vijë puna për grevë gjenerale ashtu siç edhe po përflitet edhe në sindikatat tjera, për të mos ofruar shërbime, përveç atyre emergjente”.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …