leoni

Bekim Haxhiu

Haxhiu: Kaq pak punë e kaq shumë korrupsion e nepotizëm nuk ka pas në asnjë Qeveri deri më sot

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka drejtuar kritika të shumta ndaj qeverisë Kurti të cuilën e ka qutjaur qeveri hipokritësh. Ai ka shkruar se deri më tani, asnjë qeveri nuk ka pasur sikur kjo aktualja paaftësi në qeverisje. “Sa herë që po procedohet Projektligji për Trustin në Kuvend, Qeveria del me propozime pa efekt në tejkalimin të krizës ekonomike.Tani kur Iniciativa Qytetare për tërheqjen e deri 30% të Trustit mori mbështetje të madhe, iniciatoret dhe vullnetarët e peticionit për Trustin dorëzuan 21 mijë e 398 nënshkrime për ta riproceduar Projektligjin për Trustin në Kuvend, kryeministri paska dalë me një propozim të ri. Qeveri që legjitimon paaftësinë, nepotizmin dhe mbron të korruptuarit, kaq pak punë kaq shumë korrupsion e nepotizëm për një vit e gjysmë nuk ka pas në asnjë Qeveri deri më sot” ka shkruar deputeti, Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …