Qytetar të Drenicës nuk kanë lejuar të hyjë në Prekaz një autobus me qytetar nga Serbia që po shëtiste nëpër Kosovë

Të indinjuar me mënyrën e trajtimit dhe mos kërkimin e faljes për krimet e kryera në Prekaz, Drenicë dhe anekënd Kosovës nga Serbia, një grup i qytetarëve të komunës së Skenderajt, nuk kanë lejuar të hyjë në vendlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prekaz, një autobus me serb nga Serbia që po shëtiste nëpër Kosovë. Qytetarët e revoltuar i kanë thënë Policisë së Kosovës se nuk do të largohen nga rruga derisa të kthehen mbrapa student serb. Tifozët e klubit të Drenicës “Shqiponjat e Zeza”, të mbështetur edhe nga disa qytetarë, po qëndrojnë në rrugë dhe kanë theksuar se këmba e studentëve serbë nuk do të shkelë në Prekaz.

Kontrolloni gjithashtu

Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

Ade Clewlow: Nuk shoh ndonjë arsye që trupat e KFOR-it të tërhiqen nga Kosova

Ish-oficeri britanik, Ade Clewlow, i cili ka kontribuar në krijimin e Forcës së Sigurisë së …