Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dalë kundër sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, duke argumentuar se ato nuk kanë shërbyer për të zgjidhur diçka në krizën ukrainase. Orban thotë se edhe në planin strikt ekonomik, sanksionet po dëmtojnë vetëm Europën, duke shndërruar një krizë lokale në mjet presioni strukturor mbi një ndër ekonomitë më të mëdha në botë. Kina po fiton, Amerika nuk po humbet dhe Europa po vuan. Politika europiane qëlloi veten në mushkëri, jo në këmbë dhe tani po asfiksohet për shkak të mungesave të energjisë. Nuk do të ketë gaz në disa vende, ndërkohë që vende të tjera do të kenë, por ai do të jetë shumë shtrenjtë, ka saktësuar Viktor Orban, ndërkohë që autoritetet hungareze kanë marrë masa konkrete për të përballuar situatën e krijuar, duke mbërritur deri te shtimi i prodhimit të qymyrit dhe zgjatja e aktivitetit të impiantit bërthamor të Paks, ndërtuar me teknologji sovjetike dhe funksionon me karburant bërthamor rus.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …