Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, e konsideron mashtruese, qeverinë aktuale të vendit, drejtuar nga kryeministri Albin Kurti. Haradinaj deklaron se Qeveria Kurti, përveç që nuk realizoi premtimet, nuk u kujdes fare për shërbyesit civilë të Kosovës, që sipas tij, mbajnë gjallë administratën e shtetit. Konstatimin e tij e ka arsyetuar me disa fakte duke saktësuar se 16 milionë euro e më shumë, nuk janë dhënë për shërbyesit civil të Kosovës në 12 muajt e fundit, për shkak të mos aprovimit të Ligjit të Pagave. Kjo është Qeveria e mashtrimit, përpos se nuk realizoi premtimet, ajo nuk u kujdes as për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit, ka nënvizuar Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …