Edi Rama: Kam marrëdhënie të mirë personale me kryetarin serb Aleksandër Vuçiq, një ditë ai do ta njohë Kosovën

Edi Rama: Kam marrëdhënie të mirë personale me kryetarin serb Aleksandër Vuçiq, një ditë ai do ta njohë Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një interviste për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundshau, ka thënë se ka marrëdhënie të mirë personale më Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë intervistës kryeministri është shprehur se beson që pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë megjithëse theksoi se kjo do kohë. I pyetur  pse Beogradi kohët e fundit është kthyer sërish drejt Rusisë, Edi Rama thotë Historia bën diferencën. Kemi vuajtur shumë nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Kjo është arsyeja pse ne jemi pro amerikanë. Serbia ka një histori tjetër, por Beogradi nuk e mbështet në asnjë mënyrë luftën e Putinit. Por, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka një problem, pasi ekonomia e Serbisë është shumë e varur nga gazi dhe nafta ruse. Ne jemi një komb, i njëjti gjak dhe flasim të njëjtën gjuhë. Por, ne jetojmë në dy shtete. Pajtimi mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë do të marrë kohë. Ky proces do të ndodhë, jam i sigurt. Kthim prapa nuk ka.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …