Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 19 të pandehurve në rastin “Rugova”

Prokuroria Speciale ka ngritur një aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër 19 të pandehurve në rastin “Rugova”. Në këtë listë janë Ukë Ibrahim  Rugova, Izet Beqiri, Azad Beqiraj, Fitim Beqiri, Visar Beqiri, Florian Petani, Kujtim Avdyli, Edison Idrizaj, Qefser Baholli, Liridona Beqiri, Hamza Beqiri, Driton Voca, Hamza Beqiri, Astrit Haraqija, Valon Selimi, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Azem Koskoviku, Alban Agushi, Haxhi Islami, Ragip Gashi dhe Fadil Ahmeti. Të pandehurit akuzohen për veprën e krimit të organizuar në lidhje me veprën e kontrabandimit me emigrantë. Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme”, thuhet në komunikatë. Është raportuar se policia kishte zbuluar dhe sekuestruar 40 komplete të aplikimeve për viza me fotografi të aplikuesve, 73 faqe të kopjeve të pasaportave, 22 dëftesa të vizave, 83 dokumente të madhësisë së fotografive, etj. Grupi i Rugovës dyshohet se për një vizë italiane ka fituar nga 2700 deri në 3.500 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …