Është zbuluar pllaka përkujtimore për t’i nderuar 68 martirët e fshatit Fortesë të Rahovecit

Në 24-vjetorin e Epopesë së Fortesës, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtor dhe qytetarë, kanë zbuluar pllakën përkujtimore për t’i nderuar 68 martirët e fshatit, të cilët u vranë mizorisht në mëngjesin e 25 marsit të vitit 1999 nga forcat kriminale serbe. Kjo pllakë do të shënjojë vendin e njërit prej krimeve më mizore të luftës së fundit në Kosovë. Fëmijë, gra, pleq e burra të paarmatosur e të pambrojtur nuk u kursyen nga dora vrastare serbe, pak muaj para se Kosova e tyre dhe e jona të çlirohej përfundimisht nga luftëtarët e UÇK-së dhe forcat aleate. Kryetari Latifi tha se, Historia nuk duhet të harrohet e krimet duhet të dënohen, që as historia e as krimet të mos përsëriten më. Do të jemi këmbëngulës që të sjellim drejtësinë për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë, sepse vetëm kështu familjet dhe populli ynë gjen qetësinë e nevojshme. Komuna e Rahovecit planifikon investime të reja në këtë pjesë të Fortesës për t’i nderuar të rënët, sikurse për t’i kontribuuar evidentimit të krimeve që edhe pas më shumë se dy dekadave lëngojnë për drejtësi. Lavdi të gjithë të rënëve në Masakrën e Fortesës!

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …