leoni

Shtetet anëtare të BE-së janë pajtohen që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk dihet se në çfarë forme

Sot mbahet konferenca e parë ndërqeveritare e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Sot mbahet konferenca e parë ndërqeveritare e Shqipërisë  me Bashkimin Evropian. Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.

Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese e cila duhet të miratohet. Për Shqipërinë kjo do të jetë dhe çelja zyrtare e negociatave.

 

AXHENDA

 

E hënë, 18 korrik

 

15.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit “Zaventem” të Brukselit (TC-ANA)

 

17.30 – Mbërritja në aeroportin “Zaventem” të Brukselit

 

Kryeministri dhe delegacioni që e shoqëron mirëpriten nga znj. Suela Janina,

Ambasadore e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian

 

17.40 – Nisja drejt qytetit të Brukselit

 

E martë, 19 korrik

 

08.30 – Takim mes z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Dimitar

Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe znj. Ursula

von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian (Vendi: Selia e Komisionit

Europian, Le Berlaymont, Rue de la Loi 200, 1049 Bruxelles)

Formati: 1+2

Pjesëmarrës nga delegacioni shqiptar:

Z. Edi Rama, Kryeministër

Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

 

09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Kovaçevski

dhe Presidentes Von der Leyen

 

11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare (Vendi: Europa Building, Rue de

la Loi 155, 1040 Bruxelles)

 

Tryeza e parë

 

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

Znj. Suela Janina, Ambasadore e RSH në BE

Z. Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm

Znj. Adela Xhemali, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë

Znj. Adea Pirdeni, Zv/Ministër i Drejtësisë

Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik

Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e INSTAT

 

Tryeza e Dytë

 

Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim

Znj. Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm

Z. Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm

Z. Besart Kadia, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë

Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Z. Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Z. Roland Kristo, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Znj. Ermira Gjeci, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Znj. Ornela Çuçi, Zv/Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Znj. Elira Kokona, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave

Znj. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e BE

Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike

Znj. Albana Agastra, Këshilltare e MEPJ

Znj. Natasha Ahmetaj, Zv/Guvernatore e Bankës së Shqipërisë

Z. Ami Kozeli, Drejtor i kabinetit të Kryenegociatorit me BE

Znj. Admira Jorgji, Drejtore e Drejtorisë së BE në MEPJ

12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së

Shqipërisë, z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së

Çekisë dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin

 

15.00 – Takim screening i z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

 

18.00 – Pritje e përbashkët me palën Maqedonase me rastin e hapjes së negociatave

me Bashkimin Europian.  (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …