Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin po qëndron në Teheran, kur do të bisedojë me kryetarin e Iranit, Ibrahim Raisi dhe atë të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Ata do të zhvillojnë bisedime për heqjen e bllokadës së grurit ndaj Ukrainës, të ardhmen e Sirisë dhe shanset për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit. Bisedimet trepalëshe në Teheran po komentohen në Kremlin si një shenjë e ndikimit të vazhdueshëm të Putinit në rajon, pas vizitës së fundit në Lindjen e Mesme nga kryetari amerikan, Joe Biden. Erdogan do të kërkojë një sinjal nga Putin se ai është i gatshëm të heqë bllokadën detare ruse që parandalon daljen e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, shkruan “ The Guardian” Turqia, një anëtare e NATO-s, ka një përgjegjësi të veçantë sipas Konventës së Montro të vitit 1936 për trafikun detar që hyn në Detin e Zi. Ajo po propozon që Rusia të lejojë anijet ukrainase të grurit të largohen nga Odesa në rrugët e përcaktuara për sa kohë të bëhen kontrolle që anijet nuk mbajnë armë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …