leoni

Konferenca e Parë Ndërqeveritare shënon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE

Sot në Bruksel kryetarja e  Komisionit Europian,  Ursula von der Leyen, ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e  Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Pas një takimi mes tyre ku i pranishëm ishte edhe kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, vend që udhëheq Presidencën e BE-së kanë mbajtur një konferencë për shtyp. Në një deklaratë të përbashkët shtypi Kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë që ishin pjesë e rrugëtimit drejt hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai tha: Do t’ ia nisja me falënderime dhe padyshim që dua të falënderoj së pari dhe kryesisht Presidenten e Komisonit Europian, Zonjën Ursula, e cila e dinte se si të bëhej një prani gjermano-ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftonte për të dy ne, për Ballkanin dhe BE. Dhe dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane, Angela Merkel, e cila ka ditëlindjen dhe do të doja të i uroja gjithë të mirat dhe ndërkohë s’do të ishin këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe ekipit të tij që kanë punuar pareshtur dhe të palodhur që të mbërrinim  në përfundimin final francez i cili shtroi rrugën për zhbllokimin e një situate absurde, ka thënë mes tjerash kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …