Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, të shtunën pritet të niset për në Mal të Zi, vend i cili kremton 10 vjetorin e pavarësisë nga Serbia. Njoftohet se temë qendrore në takimet me autoritetet më të larta malazeze është çështja e demarkacionit. Kjo vizitë është konfirmuar edhe nga vet kryetari, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ai bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Podgoricë do të takohet me kryetarin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryeministrin, Millo Gjukanoviq me të cilët do të bisedoj për demarkacionin. Po ashtu dua të besoj që në të ardhmen e afërt kjo çështje duhet të trajtohet në Parlamentin e Kosovës dhe nuk duhet të politizohet si diçka partiake, por duhet të shikohet si çështje e interesit shtetërore dhe mos të harrojmë që tanimë Mali i Zi është edhe anëtar i NATO-s, theksoi në mes tjerash kryetari i vendit, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …