Kryetari Haliti priti në takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në takim me Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti, kanë bashkëbiseduar për zhvillimet e gjithëmbarshme në këtë komunë. Përfaqësuesit ushtarak të KFOR-it, kanë shfrytëzuar rastin për ta falënderuar kryetarin Haliti për bashkëpunimin dhe kujdesin e vazhdueshëm që në aktivitete të ndryshme që zhvillohen brenda komunës, ekipet e KFOR-it të jenë prezent, e veçanërisht për ditën e mërgimtarëve e cila mbahet me 1 gusht. Ndërkaq, kryetari Haliti tha se në kuadër të aktiviteteve të shumta kulturore, artistike, letrare e të tjera që organizohen për nderë të bashkatdhetarëve tanë, është edhe 1 gushti – dita e mërgimtarëve. “Në këtë ditë, e cila organizohet pikërisht për qytetarët tanë të cilët punojnë dhe veprojnë në shtetet e huaja, e të cilëve iu jemi çdoherë falënderues, natyrisht që jeni të mirëseardhur edhe ju si ekip monitorues në Viti,  të jeni pjesë e këtij aktiviteti”, tha Haliti. Ai më tej theksoi se komuna e Vitisë, do të vazhdojë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me KFOR-in amerikan, pasi që kjo është në interes të të gjithë qytetarëve vitias pa dallime.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …