Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin mbi trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2022, që përfshin vlerësimet për rreth 190 vende të botës. Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave veprojnë në pajtim të plotë me standardet minimale të kërkuara. Në nivelin e dytë hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një gjë të tillë dhe në nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale dhe nuk po bëjnë përpjekje për një gjë të tillë. Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen në nivelin e dytë. Ngjashëm sikur një vit më parë, raporti thekson se Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë. Qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë Covid-19 në kapacitetin e saj antitrafikim, ndaj mbeti në nivelin e 2-të, thuhet në raport.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …