Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se nuk është i papritur dështimi i takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas, tij pas vlerësimit të situatës është vendosur që të organizohet më vonë një takim, po që të jetë, siç e ka quajtur ai, i mirë. Lajçak ka dhënë një intervistë për RTK, ku ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se plani ishte që do të kishte një takim të nivelit të lartë ende para pushimeve verore, por kjo nuk ndodhi. Më e rëndësishmja është se të dy liderët, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq të cilët janë pajtuar për takimin kanë rënë dakord që të takohen rregullisht. Ata janë dakorduar që dialogun ta qojnë në atë nivel dhe në të njëjtën kohë ne duhet të sigurohemi që takimi i tretë zyrtar në Bruksel të jetë pozitiv dhe të japë rezultate konkrete”, ka thënë Lajçak.
