Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të mbajë të konferencë për media, bashkë me kryetarët e komunave nga radhët e partisë së tij. Adresimi para gazetarëve do të bëhet duke filluar nga ora 12:00 – në selinë e AAK-së, me temën ”Raporti i Qeverisë Qendrore me Komunat”. AAK-ja qeverisë në pesë komuna, ndërkaq pushtetin qendror e ka Lëvizja Vetëvendosje. Partia e Haradinajt qeverisë në Gjakovë, Deçan, Klinë, Rahovec e Therandë. Pritet që kryetarët e komunave të kenë kritika në drejtim të Qeverisë për mos mbështetje të projekteve. Qeveria e Vetëvendosjes ka pushtetin vendor vetëm në katër komuna.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …