Diskutohet rritja e bashkëpunimit ndërkomunal midis mekanizmave për mbrojtjen e komuniteteve

Bashkëpunimi ndërkomunal midis mekanizmave të mbrojtjes së komuniteteve, ishte tema e punëtorisë që po mbahet me anëtarët e komuniteteve nga Komuna e Ferizajt, Komuna e Gjilanit, Komuna e Shtërpcës, si dhe Komuna e Vitisë. Hapjen zyrtare të takimit e bëri Shqipe Hajredini nga zyra qendrore e OSBE-së, ndërkaq me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur edhe Igor Sladoje, drejtor në detyrë i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan. Gjatë kësaj punëtorie anëtarët e komitetit për komunitete, janë njoftuar në mënyrë të detajuar për rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e mekanizmave komunale për mbrojtjen e komiteteve. Po ashtu është bërë edhe prezentimi i secilës komunë sa i përket aktiviteteve dhe planeve për komunitetet për vitin 2022. Kjo punëtori do të vazhdojë edhe gjatë së nesërme.

May be an image of 14 people, people standing and office

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …