leoni

Veton Surroi dhe Albin Kurti

Albin Kurti dhe Veton Surroi janë bashkuar qysh moti me thënien: Armiku i armikut tim, është miku im

Albin Kurti,  dikur në krye të Vetëvendosjes e kërkonte të gjallë a të vdekur Veton Surroin, sepse e konsideronte si njërin prej tradhtarëve që merrnin pjesë në negociatat me Serbinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës. Tani po bën përpjekje  ta bëjë Surroin Sekretar të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Qeveria e Kosovës ia dërgoi Bosnjë e Hercegovinës propozimin për ta bërë Surroin Sekretar të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Tanimë gjithçka u konfirmua Kandidati për Sekretar të RCC-së, Veton Surroi tashmë, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ka nisur lobimin në rajon. Ai po qëndron në Kroaci ditë më parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Zagreb, ku u takua me ministrin Gordan Grliq Radman.  Me të ishte edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, emri i të cilit u përmend në një skandal financiar në Slloveni, pas të cilit Kurti i doli në mbrojtje menjëherë.  Qeveria e Kosovës i ofron mbështetje të plotë Surroit dhe është e bindur se ai është personi i duhur që mund të vazhdojë vizionin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe do ta vlerësonte lartë mbështetjen e konsiderueshme të Qeverisë së Bosnjë e Hercegovinës për kandidaturën e Veton Surroit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal”, thuhet në dokumentin, për të cilin raportoi “Kosovo Online”.  Surroi është këshilltar i Kurtit për dialogun me Serbinë.

 

Kurtin dhe Surroin i lidh urrejtja që kanë për Hashim Thaëin, me dallimin se Surroi shkruan libra diskredituese për të, i përuron në Beograd dhe ia përmend herë emrin herë nofkën, Gjarpri, ndërsa Albin Kurti më lehtë e lëshon postin e kryeministrit sesa përmend  emrin e Hashim Thaçit apo të Kadri Veselit. Kjo është urrejtja që i ka bashkuar qysh moti me moton shumë të njohur, armiku i armikut tim, është miku im. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …