Albin Kurti

Albin Kurti: Ishte paraparë gjatë javës një takim në Bruksel me kryetarin Vuçiq, por pala serbe ka kërkuar të shtyhet

Kryeministri Albin Kurti, tha se ishte paraparë që të ketë takim në Bruksel me presidentin serb Vuçiq këtë javë por që është kërkuar të shtyhet nga pala serbe. Ata po e shtyjnë dorëzimin e listave të konsumatorëve në veri, janë ata që po i shtyjnë takimet në Bruksel, çfarëdo preteksti që përdoret janë përpjekje për tu shfajësuar, në rastin kur fajësia nuk ka qenë kurrë më e qartë”, tha ai. Duke folur për moszbatimin e afateve për udhërrëfyesin për energjinë, Kurti tha se Elektrosever s’ka dorëzuar me kohë regjistrin e konsumatorëve në veri, duke kërkuar reagimin e Brukselit. Së pari nuk mund të pritet që qeveria të bëjë subvencionimin për energjinë e konsumuar në veri e të papaguar atje në dimrin që vjen. Me çmimet që ishin në dhjetor e janar të gjithë e kanë të qartë se nuk mund të kemi përsëritje edhe në dimrin që vjen, tha Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …