Ramazan Sherja

Ramazan Sherja: Sali Berisha, kryetar i PD-së apo “gjenerali” i “Foltores”?

Sali Berisha tanimë është vetëshpallur  kryetar i PD-së. Kështu e quan atë edhe suita foltoriste që e ndjek  pas. Por në fakt Berisha nga një  “non grata” i përjashtuar nga PD,  arriti të bëhet “gjeneral “ i saj  nëpërmjet  foltoreve  dhe zgjedhjeve  të manipuluara që organizoi  në  gjithë vendin. Në krye të një grupi  ithtarësh që e ndjekin verbërisht  dhe që ai i quan “shumica” e demokratëve, dhe të  një garde të vjetruar totalisht,  velur me pasuri të paligjshme, Berisha  nuk është gjë tjetër veçse një “gjeneral”  me shpresa të vdekura. Tani  të gjithë e dinë, dhe ai vetë, se nuk është  kryetar i PD, sepse brenda vendit  atë nuk e njeh asnjë institucion shtetëror e politik si faktor për  bashkëpunim . Po ashtu  Berishën strukturat e ligjshme të PD, si dhe shumica e deputetëve nuk e pranojnë si kryetar të tyre.

Pjesa e PD që drejtohet nga Alibeaj, ia ka bërë të qartë Berishës  se nuk bashkëpunon me persona  “non grata”. Nga ana tjetër, Parlamenti  shqiptar, jo vetëm nuk e njeh Berishën si kryetar të PD, por edhe si deputet e ka injoruar atë plotësisht, duke mos pranuar  të marrë në shqyrtim në komisione  dhe  séanca parlamentare  asnjë dokument  që mban firmën e tij. Edhe  ndjekësit e tij me mend në kokë, kanë ardhur  duke u rralluar, dhe këtë e tregoi më së miri   numri  i vogël  protestueseve  të  thirrur prej tij, përfshi  edhe atë të  7 korrikut.  Berishën e  harruar, nëse nuk do ta vinte  Basha  ndër  të parët në listën shumëemërore,  nuk  do ta kishim as deputet.  Kurse  faktori  ndërkombëtar , si zyrtarët e lartë, ashtu dhe ish-miqtë e tij , e kanë injoruar plotësisht. Biles pas deklarimit të  deputetit  kristiandemokrat  në  parlamentin gjerman, Krichbaum, ai pritet të përjashtohet edhe nga PPE  në shtator.

Berishën , as e fton e as e pret  kush nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, pasi  për ata ai nuk  është kryetar i PD. Pra si  brenda  ashtu dhe jashtë vendit, Berishën,  jo vetëm që nuk njohin për  kryetar të PD, po për  ta ai as që ekziston fare si politikan e njeri.  Berisha  vazhdon të mbetet “bisht qeni” në politikën shqiptare sepse:

1-Në çdo deklarim publik ai kundërshton vetveten, duke hedhur poshtë sot, ata që thoshte dje. Në fillimet e demokracisë  deklaroi  se të gjithë shqiptarët do të ishin “ opozitarë, por vëllezër “ se për  të kaluarën ishin të gjithë “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”. Por, sapo u konsolidua me metoda bajraktariste në krye të shtetit, u kthye në një sulltan mizor e manipulues i të gjitha  pushteteve. Deri dje e ngrinte Bashën në qiell, pas përjashtimit që i bëri  ky nga PD, zbrazi gjithë “thesin” e shpifjeve dhe të vërtetave për të. Po përmend këtu një rast: Kur u shemb  pallati i vjehrrit të Bashës  në 2013, në Vlorë, deklaroi  se “Edi Rama  hodhi  në erë një pallat në Vlorë, të ndërtuar me leje të ligjshme , në përputhje me Planin Urbanistik të zonës,  me kredi  bankare dhe jo nga para të pista, të padeklaruara në asnjë bankë apo organ tatimor”. Kurse para ca ditësh kërkoi në parlament që “të hetohet  pallati i familjes  Basha, që nuk kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore.”

2–Berisha është deklaruar për shtetin ligjor, por ka qenë  politikani që ka bërë presionin më të madh ndaj organeve të drejtësisë. Faktet janë të shumta, por po përmend më  pikantet: E quajti Prokuroren e Përgjithshme që e vuri  vetë,fillimisht  Silvio Kondi, po kur ajo preku oborrin e tij, u bë ”lavire Bulevardi”, ashtu si Bamir Topin me lobime  e investime të shumta e bëri President të Republikës,por  dhe ky përfundoi  në ” horr bulevardi.” Shembulli më i qartë, se si e ka kontrolluar ky bajraktar  drejtësinë është deklarata e tij e fundit se “nuk e burgosa  Fatos Nanon, se ai më la pushtetin dhe qe i burgosur një herë.”  Por ama kur të merr pushtetin  “nuk do ta falte Edi Ramën”! Pra ky ishte e kërkon të  bëhet  kryeprokuror e kryegjyqtar,  që po deshi  të burgos,  ose  të lë të lirë.

3-Në foltoret e famshme u krekos  se “do të luftonte për demokracinë e brendshme”, “do të zbatonte primaret në zgjedhje”, por tërë  zgjedhjet në bazë e në forumet e larta të PD i manipuloi, sa dhe për pak  u fut i vetmi  në garën për kryetar, por shyqyr u gjet  një Ibsen që  “i shpëtoi “ primaret . Ky është Sali Berisha, që foltoret  dhe  dy kuvendet i mbushi me militantë të verbër, primaret i përdori  për tu bërë vetë kryetar që të shpëtonte nga “non grata”, dhe për të  emëruar në strukturat  drejtuese gardistët e vjetër që të shpëtojnë privilegjet. Në këtë realitet  gjithkush mund të  pyesë: ore, Sali Berisha është kryetar i PD, apo “gjeneral” i “Foltores”?… (Gazeta Sot)

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …