Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot ne Kuvend rreth termocentralit “Kosova e Re” , të cilin e kishte kundërshtuar, Albin Kurti, dhe e ka pyetur nëse është bërë “pishman” ai dhe Haki Abazi, që e kanë penguar ndërtimin e këtij termocentrali. Kryeministër krejt bota e di që ata dikur kanë vendosë me i mbyllë nuklearët për të na treguar që s’kanë investime të vjetra, por po i hapin të rejat. A i ke ra pishman që e ke pengu investimin në ‘Kosovën e Re’, në 500 megavat. A e kishit pranuar sot atë investim ti e Haki Abazi e krejt ju që jeni këtu. Edhe çka kishit thënë sot për atë investim? Po shihet që e keni mizën nën kapuç edhe po i bini rrotull kësaj pune. A keni marrëveshje dhe sa na siguron në këtë dimër”, ka thënë Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …